Zbulohen predha luftarake në Tiranë!

Gjatë gërmimeve të kryera ditën e sotme në Lotin 5 të Unazës Verilindore në Tiranë janë zbuluar disa mjete luftarake.

Nga fotot e publikuara duket se bëhet fjalë për disa predha luftarake. ARRSH bën me dije se menjëherë është njoftuar Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre nga zona.

“Sot në Lotin 5 të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve u zbuluan disa mjete luftarake, menjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës”, thuhet në njoftim.

Zbulohen disa predha luftarake gjatë gërmimeve në unazën

Read Previous

Prefekti i Lezhës: Ka pasur shpërthime municionesh, zjarret të qëllimshme

Read Next

Dollari në vlera historike/ Kush fiton dhe kush humbet nga rritja