Kryemadhi flet për angazhimin e LSI në protestën e 7 korrikut të thirrur nga PD

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka rikonfirmuar sot pjesëmarrjen e forcës politike dhe mbështetësve të saj në protestën e 7 korrikut.

Kryemadhi tha në emisionin “Politico” se sot nuk është më thjesht detyrim politik por detyrim shoqëror dhe njerëzor ndaj çdo proteste, çdo qytetar dhe aq më shumë ata që janë aktivistë të partive politike duhet të jenë pjesë e protestave.

“Edhe pse janë ditët e nxehta të korrikut njerëzit sa janë aktivë për protestën aq dhe më shumë duan dhe të dinë hapat e mëtejshëm të protestës.

Pasojat e zgjedhjeve të kaluara ndihen në shoqërinë shqiptare, ndihen në partitë politike ndihen në media ndihen kudo. Dhe aq më shumë situata politika që rrodhi pas 25 prillit, sulmet e një pas njëshme për dëmtimin e opozitës. Për të shfokusuar opinionin publik nga problematikat që ka sot shoqëria shqiptare”, tha ajo.

Read Previous

Berisha: Le të kontrollojë cili të dojë, askush nuk do të gjejë një qindarkë të pa ligjshme

Read Next

Brisida Shehaj: Gjatë kohës që drejtoja tatimet kam dhënë disa herë dorëheqjen