Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e sotme, në qytetin e Shkodrës, do të bëhet prezantimi i kandidatit Bardh Spahia.
Spahia është kandidat i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër, për zgjedhjet e pjesëshme lokale qe do të zhvillohen në 6 mars.
Postimi i plotë i Sali Berishës
Njoftim!
Nesër, ditën e shtunë, më datë 12 shkurt, ora 15:00, në pedonalen pranë Bashkisë së Shkodrës prezantojmë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër, Z. Bardh Spahia. Ftoj të gjithë qytetaret e Shkodrës të marrin pjesë! sb
©kumtari.al