3 vite nga sherri i bujshëm, Alketa Vejsiu i kërkon falje Arilena Arës

Alketa Vejsiu dhe Arilena Ara duket se kanë rregulluar marrëdhënien e tyre. Kjo pasi moderatorja në vitin 2019 nuk e mbështeti Arilenën gjatë fitores në “Festivalin e Këngës”. Alketa u shpreh pro fitores së Elvana Gjatës.

Ndërkohë së fundmi, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Vejsiu ka postuar një video të vjetër në Instagram ku shfaqet duke përqafuar Arilenën në kohën kur ajo konkurronte në “X Factor”. Moderatorja i kërkon falje këngëtares dhe shkruan se mezi po pret të bëhen sërish bashkë.

“Ky perqafimi vlen sa 1000 fjale. Më fal Sorry Arilena. Të dua. Mezi pres gjërat e bukura që do bëjmë bashkë”, ka shkruar Alketa./abc

Read Previous

Njihuni me nënkomisaren që mban gjarprin si kafshë shtëpiake

Read Next

Prindërit që rritin fëmijë të dhembshur dhe të vetëdijshëm bëjnë këto 4 gjëra kur flasin me fëmijët e tyre për racën