Zoti bekoftë ShBA-të që mbrojnë jetën, që mbrojnë dinjitetin, që mbrojnë të ardhmen!

Nga Albert Bikaj

Dje Gjykata Supreme e ShBA-ve deklaroi se aborti nuk eshte e drejte kushtetuese. Duke qene se pashe shume reagime, mendova te paraqes disa fakte qe rralle i degjoni mbi abortin.

I. Fetusi nuk eshte trup i femres, ne te vertete eshte trup i veçante brenda ne trupin e femres; ai fetus ka ADN te veçante, pra eshte person; ka shenjat e veta te gishterinjeve, ne javen e peste ka impuls zemre, ndien dhimbje, etj. Pra nuk eshte thjeshte nje ‘embrion’ apo grumbull qelizash – e njejta gje mund te thuhet edhe per nje te rritur. Mund te thuhet se sjemi tjeter veç grbumbuj atomesh, por ky do te ishte reductio ad absurdum. Ne librat e biologjise thuhet qarte se jeta fillon ne ngjizje.

II. Foshnjet e palindura jane te pafajshme dhe te pambrojtura; te vrasesh nje te pafajshem dhe te denosh nje kriminel qe ka kryer krime te renda nuk mund te jete kurre njesoj – ndonese si dikush qe eshte pro-jetes, nuk jam per denim me vdekje. Si teist besoj ne meshire dhe çdo njeri meriton nje shans te dyte per te ndryshuar. Po ashtu te vrasesh nje foshnje ne bark te nenes, dmth nje qenie te pafajshme eshte e kobshme, tejet imorale.

III. Nese jeta eshte e shenjte dhe çdo njeri duhet te gezoje dinjitet, atehere ne kete kategori jane edhe te pambrojturit – foshnjet ne barkun e nenes – si qenie njerezore kane dinjitet te patjetersueshem si çdo njeri tjeter— ky eshte ligji natyral.

IV. Nuk ekzisiton ‘abort i sigurt’, ashtu siç nuk ekziston ‘skllaveri e sigurte apo dinjitoze”, “vrasje e sigurte”; ne çdo abort nje foshnjeje i parandalohet jeta, pra aborti perfundon me vrasje. Edhe vrasjet ndodhin ndonese jane ilegale, por kjo nuk do i reduktonte vetem po te behej legale. Eshte imorale te vrasesh, sidomos te pafajshmit. Edhe edhe me imorale ta quash te keqen te mire.

V. Nese etika eshte subjektive apo relative, siç tingellon dukshem ne argumentet pro-abortit, atehere si mund te themi se ilegalizimi i abortit qenka diçka e mire, e keqe apo e gabuar? Me ç’standarde mund ta masim nese nuk paska fare standarde? C. S. Lewis thoshte, vete fakti se mund te themi se nje vije eshte e shtrembte eshte se kemi parasysh nje standard nga fakti se dime se ekziston vija e drejte. Utilitarianizmi eshte vetem nje nga shume shkolla te etikes; pra, nuk eshte e vetmja. E nuk eshte madje as bindese.

VI. Ne rast hipotetik, nese nje makine apo nje person vret nje grua shtatezene, vrasesi apo shoferi ne çdo shtet perendimore denohet dyfish – si krim i rende. Pse? Nese nje shtatezani deshton spontanisht, ndiejm keqardhje, pse? A nuk na qenka vetem nje fetus – ‘grumbull qelizash’…? Deshira personale per te ndalur nje shtatezani nuk e ndryshon faktin se foshnja eshte foshnje – ky eshte problem krejt tjeter. Faktet nuk ndryshojne vetem pse kemi qef apo nuk na pershtaten per momentin.

VII. Aborti eshte legalizuar ne Europe fillimisht nga nazistet per arsye eugjenike-raciste. Ne SHBA klinika me e madhe e abortit “Planned Parenthood” eshte hapur nga Margaret Higgins Sanger – nje raciste qe kishte qellim te ulte demografine e komunitetit me origjine afro-amerikane. Ne shtete si Islanda, dhe shtete tjera, foshnjet me sindrom down duhet te abortohen. Ne Mal te Zi, abortohen me se shumti ne baze gjinore – dmth abortohen fetuset femra. Nje argument tjeter pro abortit eshte varferia. Pse, duke i vrare te varferit u zhkukka varferia? Kjo eshte jashtezakonisht dehumanizuese dhe çnjerezore!

VIII. Qe nga aprovimi i ligjit Roe v. Wade i vitit ‘73, ne ShBA jane kryer mbi 60 milione aborte. Termi i lejuar per abort kishte kaluar kufinjte, ne disa shtete liberale te SHBA-ve po diskutohej te lejohej edhe aborti ne fazat e fundit para lindjes (ide qe mbron senatorja Nancy Pelosi), madje edhe raste krejt ekstreme qe politikane Demokrat ne ShBA mbrojne abortit mbas lindjes.

IX. Rastet e incestit dhe perdhunimeve, qe perdoren zakonisht si argument, jane raste tejet te rralla, statistikisht nuk perbejne mbi 0.5-1% ne SHBA. Shumica e aborteve behen per shkak te jetes se çthurur, te papergjegjshme dhe hedoniste. Nga kjo perfitojne meshkujt pas qe nuk kane pothuajse aspak pergjegjesi, dhe pasoat e renda ua lene femrave. Ky eshte ligj tejet mizogjinist. (https://www.usatoday.com/story/news/nation/2019/05/24/rape-and-incest-account-few-abortions-so-why-all-attention/1211175001/)

X. Korporatat dhe bizneset e ndryshme private u ofrojne punetoreve te tyre femra pagese per abort, por jo mbeshtetje financiare apo pushim me pagese mbas lindjes. Perkundrazi, shume femra pushohen nga puna per shkak te shtatezanise. Kjo nuk eshte e drejte, as njerezore.

Çdo shtet duhet te mbroje me ligj dhe te mbeshtese financiarisht nenat e reja, prinderit e ri, veçanerisht ato/ata prinder qe kane veshtiresi financiare. Femijet jane shume me te vlefshem se hedonizmi dhe kapitali.

Zoti bekofte ShBA-te qe mbrojne jeten, qe mbrojne dinjitetin, qe mbrojne te ardhmen!©kumtari.al

Read Previous

Moska presion Greqisë: 56% e grekëve janë pro Rusisë në konfliktin me Ukrainën

Read Next

Një studiues amerikan bën ‘zbulimin’ e madh: Rusia ka ndikim në Ballkan