Zjarri në Tale/Lezhë rrezikon bizneset. Kërkohet ndërhyrke nga ajri

Deputetja e PD, Lindit Metaliaj ka publikuar pamje nga zjarri i madh që ka rënë bregdetit të Tales në Lezhë.

“Zjarr i permasave te medha prane bregdetit te Tales ne Lezhe ! Kerkohet nderhyrje e menjehershme nga ajri!

20 hektar shkurre e bimesi jane djegur deri tani,nderkohe qe zjarri i permasave te medha favorizohet edhe nga era e forte ! Ne rrezik te madh ndodhen bizneset aty afer.

Ne keto kushte i bej thirrje Ministrise se Mbrojtjes ,emergjencave civile te nderhyjne menjehere per fikjen e zjarrit ,permasat e te cilit po perhapen shpejt pasi favorizohen nga era e forte . Qytetaret dhe bizneset prane zonave te zjarrit apelojne per ndihme”, shkruan deputetja

Read Previous

Çmimet në një anë shteti me taksa në tjetrën. Fermerët drejt falimentit total

Read Next

2 aktorë të vdekur, 6 të tjerë të plagosur nga “The Chosen One” i Netflix pas një aksidentiti me furgon