‘Zifti i natës’, si urgjencë për punët e pabëra të Veliajt/ Bardhi: Tirana nuk është ajo që propagandohet

Zedhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat nga zona e “Astirit”.

“Mjafton një ditë me shi dhe të ecësh pak metra në brendësi të lagjeve dhe të shohësh Tiranën e vërtetë”, tha Bardhi.

“Erion Veliaj kërkon të krenohet nëpërmjet propagandës së tij, por metoda e mashtrimit sy për sy nuk po gjen rezultat, pasi janë vetë banorët e Tiranës të cilët denoncojnë çdo ditë”.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË FUSHATËS SË KANDIDATIT PËR BASHKINË E TIRANËS, BELIND KËLLIÇI, SILVI BARDHI

Mjafton një ditë me shi dhe të ecësh pak metra në brendësi të lagjeve dhe të shohësh Tiranën e vërtetë.

Është kjo Tirana e cila ne shohim pas regjisë së Erion Veliajt.

Investimet publike të munguara për 8 vite mundohet t’i rregullojë me urgjencë dy muajt e fundit të mandatit të tij.

Denoncimet janë të shumta për “Ziftin e natës”.

“Zift i natës” në Astir, në Rrugën “Loni Ligori”.

Pranë shkollës “Vasil Shanto”

Rruga “Ali Demi”

“Rruga e Elbasanit”

Pa tabela punimesh.

Pa projekt.

Pa standard

Ky “Zift i natës” është në kundërshtim të plotë të Kodit Zgjedhor, neni 91 për “Ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore”.

Këto punë të bëra shkel e shko, natën dhe në fshehtësi, me cilësi të dobët të punimeve, pa kanalizime, tregojnë dëshpërimin e thellë të një kryebashkiaku i cili mashtrimin e 8 vjeçarit kërkon ta zhbëjë në dy muaj përpara fushatës.

“Punimet” e Erion Veliajt arrijnë deri aty sa hyjnë në pronë private, pa lejen e pronarit dhe pa miratimin e tij.

Rasti i denoncuar vjen nga zona e “Rrugës së Elbasanit”, ku pronari i tokës ka gjetur pronën e tij të mbuluar me asfalt.

Erion Veliaj kërkon të krenohet nëpërmjet propagandës së tij, por metoda e mashtrimit sy për sy nuk po gjen rezultat, pasi janë vetë banorët e Tiranës të cilët denoncojnë çdo ditë.

ImageImage

Read Previous

Berisha zbulon partitë e koalicionit: Do të përfshijë gjithë spektrin e djathë

Read Next

Berisha: Opozita finalizon në orët që vijnë koalicionin më të fuqishëm.