Zgjedhjet/ Këlliçi: Transporti publik do jetë falas për gjithë qytetarët

Belind Këlliçi premtoi këtë të Shtunë se një ndër vendimet e tij si kryebashkiak i Tiranës do të jetë heqja e çdo tarife për transportin publik, për qytetarët.

“Transporti publik do jetë falas”, theksoi kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në lokalet e 17 Majit, gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD. Këlliçi tha se me këtë vendim,  Tirana do të kthehet në vendin e dytë ku ofrohet ky shërbim falas.

Lidhur me fondet e nevojshme për realizuar këtë premtim, Belind Këlliçi tha se paratë e Bashkisë, nën drejtimin e tij, nuk do të shkojnë te kompanitë e inceneratorëve, por në shërbime për qytetarët.

“Ku do gjenden paratë? Inceneratori është aferë shumë e madhe. Qytetarët paguajnë 89 mijë euro në ditë për një shërbim që planifikohet të jetë diferencimi dhe incenrimi i mbetjeve. Kjo nuk ndodh. Belind Këlliçi paratë nuk do ti çeçoje te inceneratorët, por për shkolla, kopshte, çerdhe, ujë të pijshëm”, tha ai.

Read Previous

Kriza e çmimeve dhe shtrenjtimi i jetesës zhyt në varfëri shtresën e mesme

Read Next

Helmohet me metale të rënda kancerogjene politikania ruse