Zëra nga bunkeri

Pas 2 orësh diskutimesh dhe pa debate u miratua një rezolutë ku dënohet Kuvendi i thirrur nga Berisha. Mirëpo mbledhja e Këshillit Kombëtar të Bashës është zhvilluar jashtë çdo lloj transparence, verifikimi i kuorumit, apo anëtarësisë.

Lulzim Basha: Me një vendim të paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe Këshillin Kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata që përfaqësoni, që të mos prevalojnë retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme që të shkojmë përpara.

Jemin Gjana – Jam sot së jam votuar për të qenë në një institucion legal të PD. Jam votuar nga ju që jeni sot këtu dhe nga disa që ishin dje atje. Jam këtu sepse si i vetmi individ, ndjesë për modestinë, kam 30 vite e 3 muaj në Kuvendin e parë të PD që jam pjesë e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje.

Nuk e ka askush këtë luks do ta quaj. Në kryesi u kam thënë kolegeve që asnjëherë që nga dita e parë dhe deri sot nuk jam as në partinë e Berishës, as Selamit, as Shehut, as Bashës.

Jam në PD dhe jam sot këtu se kam qenë 30 vite pa ndërprerë tek institucionet legale të PD.

Roland Bejko – Ne nuk duhet të injorojmë takimin e djeshëm, sado të ishin, megjithëse ishin më pak sesa duhen për të nxjerrë një deputet.

Ata janë demokratë. Për shumicën mendoj se i kanë bashkuar interesat politike, të karrierës, apo nuk duan Lulzim Bashën.

Interesat u kryqëzuan në këtë formë. Demokratët donin që PD të vinte në pushtet. Të mërzitur pas humbjes, të shqetësuar se nuk shikojnë perspektivë, me besim të thyer. Berisha i kuptoi interesat e tyre që duan një PD të mirëfilltë, të jetë meritokracia që bën përzgjedhje, të ketë përkohshmëri dhe jo përjetësi në poste. Atë që diskutojmë të gjithë. Dhe ua dha këtë. U thotë që këtë e bëj unë, megjithëse për 30 vjet nuk e bëri. E bëri për interes personal, që të marrë partinë. Më vjen keq që e shoh në këtë pozitë të vështirë. Për një burrë shteti interesi i përgjithshëm duhet të prevaloje mbi interesin personal (duartrokitje). Kam mbajtur shënim gënjeshtrat. Ka thënë Edi Ramës i duhet 10 vjet të arrijë Lul Bashën. Dje u mor dhe me punët e bashkisë. Aty mendova që nuk ka më kuorum. Çfarë të bëjmë? Di që partia është formacion disipline. “Morali është ombrella e të dobëtit” thotë Niçe, por PD nuk është pronë personale, është sakrifica e mijëra demokratëve. Ai ka kontribut të jashtëzakonshëm, është lider i fortë, por nëse do të isha në vendin e tij, do të isha tërhequr për hir të sakrifcave të demokrateve. Kush do ta mbajë partinë të bashkuar? I bie kryetarit që është zgjedhur, kryetarit legjitim. Ne nuk duam të kalcifikohemi. Të mbajmë parti të vogël. Nuk themi dot ne jemi më të mirët. Zoti Basha ju del detyrë të kapërceni Sali Berishën, të kapërceni veten.

Ferdinand Xhaferri- Ka zëra që thonë kryetari nuk bind. Po, e vertetë, sepse mes nesh ka qenë dyshimi a kemi një kryetar apo kemi 2?

Tani është koha që kryetari tëndrejtojë pa dualitet dhe ne duhet ta ndjekim. Për rezolutën propozoj të përfshihet vizita e Eskobarit, pasi mesazhi qënai dha ishte nisja e vizitës nga PD. Në lidhje me 18, dua të them që gjatë kësaj kohe e kanë mbajtur kryetarët e degëve. Deri në 18 peshën duhet ta mbajmë të gjithe për një kuvend model.

Lulzim Basha: Përsa kohë më keni besuar PD nuk ka për të patur kurrë asnjë përjashtim të propozuar nga unë. Nuk mbaj dot me forcë njerëz që nuk ndihen të lidhur me demokratët dhe vlerat tona. Prandaj dhe masat e propozuara nga kryesia, nuk janë përjashtim, por shkarkim nga funksionet për shkak të dhunimit të vendimeve të kryesisë dhe dëmtimit të interesave elektorale të PD.

Read Previous

Studimi tregon se dremitja në punë rrit produktivitetin

Read Next

Njëri nga të arrestuarit për krimin mizor në Gllogjan kishte folur një ditë pas rastit