Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Ismet Çekores

Vrasja e 57-vjeçarit Ismet Çekores mbetet ende pa autor. Ai doli nga shtëpia për të blerë disa birra, por nuk u kthye më në familjen e tij.

Dyshohet se dy persona me motor dhe me skafandra në kokë kanë qenë duke e ruajtur. Më pas, ata i janë afruar dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me pistoletë.

Fakti që, atentatorët kishin skafanda në kokë e vështirëson punën për policinë, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë, për të mësuar më shumë mbi dinamikën e kësaj vrasje.

57-vjeçari mori shtatë plumba në trup, duke mbetur i plagosur rëndë, por nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën teksa po transportohej në spitalin rajonal të Shkodrës.

Katër ditë përpara se të vritej, Ismet Çekorja i doli në mbrojtje djalit të tij, Bajram Çekorja, i akuzuar si autor i dyshuar i atentatit të dështuar nga Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit.

Ai mohoi që i biri të ishte përfshirë në ndonjë nga ngjarjet kriminale në katër vitet e fundit në Shkodër, për të cilat 24-vjeçari është akuzuar dhe kërkoi drejtësi nga shteti shqiptar.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Ismet Çekores ndërsa pista se kjo ngjarje ka lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçut ka rënë poshtë për shkak se dy kryefamiljarët, shokë me njëri-tjetrin, ishin takuar disa ditë më parë dhe ishin sqaruar mes tyre. Blutë e Shkodrës po hetojnë në konflikte të tjera të mundshme të familjes Çekorja.

Read Previous

Gerhard Schroeder: Ideja që Presidenti Zelensky mund ta marrë Krimenë ushtarakisht është e pakuptimtë

Read Next

Berisha publikon pamje të të rinjve shqiptarë rrugëve të botës, në përpjekje për një jetë më të mirë