Vrasja e Liridona Ademit, arrestohet i dyshuari i katërt

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të katërt si të dyshuar të përfshirë në vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj.

Mediat në Kosovë raportojnë se i dyshuari është një 49-vjeçar nga Gjakova. Mendohet se ai është personi që i ka siguruar armën e krimit Naim Murselit dhe Granit Plavës.

Më herët për krimin e rëndë ishin arrestuar edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli. Ky i fundit akuzohet se organizoi dhe planifikoi vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj duke e inskenuar si grabitje që shkoi keq.

Ndërsa vrasësi ishte Granit Plava. Ky i fundit ka pranuar para hetuesve të Prishtinës se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë Euro për të vrarë gruan e tij.

Motivet e krimit nuk janë ende të ditura.

Read Previous

Hije skandali në Festivalin e RTSH-së/Nga konfliktet e brendshme te tërheqja nga gara e disa këngëtarëve

Read Next

Depresioni i fëmijëve si shkak i prindërimit toksik