Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, reagon policia

Sot përcillet për në banesën e fundit, Erjon Xhenje, 19-vjeçari që u vra pasditen e djeshme me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”. Erjon Xhenje u qëllua me 5 plumba, të cilët rezultuan fatalë, duke i marrë jetën në vend, ndërsa autorët nuk janë kapur akoma. Ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Pak minuta më vonë një motoçikletë u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” dhe dyshohet të jetë e atentatorëve të 19-vjeçarit.

Xhenje ishte i afërm i dy vëllezërve Shkëlzen dhe Sehar Xhenjes, të shpallur në kërkim për atentatin e regjistruar ndaj Taulant Pepajt, në shkurt të vitit 2021. Pepaj po udhëtonte me makinën e tij në lagjen “Skanderbeg”, kur u godit me breshëri plumbash nga një makinë tjetër në lëvizje, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Policia e Shkodrës reagoi sot pas atentatit të ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vdekur 19-vjeçari Erjon Xhenje. Sipas policisë autorët janë larguar me motoçikletë. Ndërkohë autoritetet në lagjen “Guerrile” është gjetur një motoçikletë duke u djegur. Gjithashtu u gjet një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët për eliminimin e të riut.
“Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur. U gjet një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët për eliminimin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve”-tha policia.

Read Previous

Kryeqyteti i ri i vrasjeve në ShBA, prokurori i mbështetur nga Soros ndryshoi politikën penale

Read Next

Iu refuzua azili politik, kush është gazetari turk që u dëbua, lidhja me mafiozin që ‘turbullon shumë ujëra’