Vokshi: Ministrja Kushi detyron drejtorët e shkollave t’i bëjnë ‘like’ në çdo postim

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar ministren e Arsimit Evis Kushi, se kjo e fundit detyron Drejtorët e shkollave t’i bëjnë “likes” and “shares” çdo aktiviteti të saj.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social fb, Vokshi ka publikuar mesazhin e një drejtuesi shkolle, i cili shprehet se në çdo link të dërguar nga ZVA, për raportimet javore të mësimdhënies, është e detyrueshme që të japësh “like” dhe “share” në postimet e ministres së Arsimit, Evis Kushi.

“Pavarësisht se shkollat kanë dhjetëra probleme të pranishme, propaganda e Rilindjes intensifikohet para zgjedhjeve duke patronazhuar Drejtorët e mësuesit”,- shkruan Vokshi mes të tjerash në fb.

Postimi i plotë:
Ministrja Evis Kushi detyron Drejtorët e shkollave t’i bëjnë “likes” and “shares” cdo aktiviteti të saj.
Nuk ka rëndëndësi pse shkollat janë:
– pa infrasteukturën e duhur,
– pa ujë të rrjedhshëm,
– pa tualete,
– pa mjete e pajisje,
– dhjetëra shkolla janë pothuajse bosh se fëmijët janë larguar,
– dhjetëra shkolla funksionojnë me dy ose tre turne sepse programi i rindërtimit ka dështuar
#Propaganda e Rilindjes intensifikohet para zgjedhjeve duke #patronazhuar Drejtorët e mësuesit, për të mbuluar me mashtrime situatën aktualë në të cilën është arsimi e për të kontrolluar e orientuar votën me presione e shantazhe.
Të dashur Drejtorë,
Të dashurë mësues,
Refuzojeni modelin e mashtrimit e propagandës!
Fëmijët meritojnë arsim cilësor e të barabartë.
Më poshtë denoncimi:

Read Previous

Autoriteti i Konkurrencës: Çmimet e karburanteve rriten si raketë, por ulen si pupël

Read Next

DOSJA e plotë e Ramës në SHBA/ Dalin lidhjet me spiunin rus në FBI