” Veliaj kontrollon administratën nëpërmjet Aktivist”/ Denoncon Këlliçi nga SHBA

Kandidati i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka bërë një tjetër denoncim ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, gjatë një takimi që ka mbajtur me emigrantët në New Jersey të SHBA.

Këlliçi ngriti akuzat se Veliaj po e kontrollon administratën nëpërmjet aplikacionit ‘Aktivist’.

Sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës i vlerëson punonjësit e administratës në bazë të likeve dhe komenteve që kontrollohen me anë të këtij aplikacioni.

“Ne si forcë politike do të bëjmë të pamundurën që të vendosim votën tuaj. Falë ndihmës së emigrantëve, ekonomia shqiptare mbahet nga ju. Jam i gatshëm të mbaj shënim çdo shqetësim që ju keni për familjarët tuaj në Tiranë. Erion Veliaj është më i keq se Edi Rama dhe për këtë bien dakord edhe të majtët dhe jo vetëm të djathtët. Veliaj kontrollon administratën nëpërmjet ‘Aktivist’ dhe vlerësohen në bazë të komenteve dhe likeve. Kjo është një tallje me përçmim që po i bëhet administratës publike”, theksoi ai ndër të tjera.

Read Previous

“14 maji betejë për Shqipërinë”/ Këlliçi dhe Bylykbashi takim me diasporën në SHBA

Read Next

E dashura e McGonigall: Rama fliste shpesh në telefon me të, ishin shumë miq