Vasili: Rama rrëmbeu çdo fond publik, i bën presion publik SPAK

Nënkryetri i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndërkohë që kryeministri Edi Rama ishte në konferencë për mediat për të sqaruar deklaratat e tij për SPAK. Vasili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Rama i bën presion SPAK-ut.

“Ne krye te gjithçkaje eshte vetem ai, Rama! Rama e di kete, ndaj i ben presion SPAK- ut qe te mos veproje. Fatura e zullumit eshte 10 miliard euro”, shkruan ai.

Postimi i Vasilit:

Rama tani edhe Drejtues i SPAK, Kryetar i KLGJ, Kryetar i KLP, Kryetar i Vetingut dhe Inspektor i Larte i Drejtesise!

Rrembeu çdo pushtet, rrembeu çdo fond publik ndaj tani s’ka me kë ta ndajë pergjegjesine e zullumi pervec vetes.

Ne krye te gjithshkaje eshte vetem ai, Rama!

Rama e di kete,ndaj i ben presion SPAK- ut qe te mos veproje.

Fatura e zullumit eshte 10 miliard euro, ja ku eshte:

🚩Koncesionin e Rruges se Kombit

🚩Koncesionin e Aeroportit Nderkombetar te Rinasit

🚩Koncesionin e Aeroportit te Kukesit

🚩Aferen e depozitave te naftes ne Porto Romano

🚩Aferen e Astririt ku kilometri i Rruges shkoi 25 milion euro kilometri

🚩Rrugen Kardhiq Delvine, qe nuk mbaron kurre e nderkohe ha miliona pa mbarim.

🚩Rrugen e Arberit dhe tunelet, qe kushtojne 38 milion euro kilometri.

🚩Aferen e frikshme te Portit te Durresit te kundershtuar fort nga vete Bashkimi Europian.

🚩Aferen e Butrintit, qe nga shkaterrimi i parkut Kombetar e deri tek vete siti i cmuar arkologjik.

LEXO EDHE  Përmbyllen konkluzionet përfundimtare në çështjen e Bujar Memisë

🚩Koncesionin e plazhit te Gjeneralit.

🚩Shitjen e ARMO per skrap.

🚩Koncesionin e CHECK UP.

🚩Prishjen e Parkut pas Universitetit te Tiranes per ndertime dhe rruge per llogari te oligarkeve, qe shkaterrojne edhe te vetmin gjelberim te mbetur ne Tirane.

🚩Katet pa leje te kullave te oligarkeve ne mes te Tiranes, kur qytetaret cohen ne polici per nje dritare apo riparim banese.

🚩Licensimin e Bankave me aksionere te regjistruar ne OFFSHORE.

🚩Aferen shume te rende te Teatrit Kombetar.

🚩Aferen e vendosjes se çmimeve te naftes dhe ushqimeve, ne pazar te hapur qeveri dhe oligarke, ku keta te fundit kane po vete monopolet e tyre te mbeshtetur nga qeveria.

🚩Inceneratoret dhe qindra milionat e vjedhur ne to.

🚩Arbitrazhe te humbura me qindra milion euro per faj te qeverise, nje dem i pallogaritshem ky per ekonomine shqiptare.

🚩Dhjetra Ligje dhe VKM te bera me porosi te oligarkeve ku deputetet e ministrat rilindas me Ramen ne krye kane votuar ne Parlament e qeveri.

🚩Qindra milione euro te rindertimit te perdorura hapur per te blere vota.

🚩Qindra milion euro tendera sekrete te miratuara nga qeveria e tij per pandemine me cmime dhjetra here me te larta

🚩Fshehja kriminale nga ai dhe qeveria e provuar boterisht, e mijra qytetareve qe humben jeten nga Covid.

Read Previous

Vritet gazetarja e Al Jazeera në krye të detyrës

Read Next

Ish-diplomati serb: Scholz ka nisur ofensivën në Ballkan