Vasili: Dështimi i turpshëm me ujin e pijshëm

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar me një status në llogarinë e tij në Facebook, ku është shprehur se kryeministri Rama ka dështuar me premtimin e tij, 24 orë ujë.

Vasili është shprehur se në Tiranë nuk ka ujë 24 orë, ndërsa tarracat e pallateve në janë të mbushura nga autobotet e ujit.

Postimi i Vasilit:

Deshtimi i turpshem me ujin e pijshem!!

Edi Rama ka 10 vjet qe premton dhe genjen per uje 24 ore, bile e premtoi prap edhe ne prill 2021 para zgjedhjeve.

Erion Veliaj premtoi ne 2017 qe ne pese vjet do te sillte ne Tirane uje 24 ore me cilesi Korce dhe cmim Bathore.

Por ne Tirane as qe behet fjale per uje 24 ore dhe depozitat ne taracat e pallateve jane me dhjetra mijra dhe autobotet e ujit vazhdojne!

Ndermarjet e Ujesjellsit ne Bashki falimentuan dhe tani jane rrembyer nga qeveria!

Keto jane te vertetat qe thashe sot ne Kuvend!

Read Previous

Paralajmërimi i ambasadës holandeze në Shqipëri: Veprime konkrete për lirinë e shtypit dhe luftën ndaj korrupsionit

Read Next

Këlliçi prezanton platformën në Njësinë Nr.4