Turqia nuk gjen qetësi, përfshihet nga stuhitë dhe bora

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) paralajmëroi qytetarët që të jenë të kujdesshëm duke paralajmëruar për stuhi në të gjithë rajonin.

“Era pritet të jetë e fortë dhe me stuhi në Anadollin Lindor dhe në pjesët e brendshme të rajonit lindor të Detit të Zi, stuhi e fortë në zonat e larta dhe stuhi e plotë parashikohet kohë pas kohe në veri të Anadollit Lindor. Mund të bien pemë, shtylla dhe çati. Ju kujtojmë të jeni të kujdesshëm ndaj situatave të tilla si edhe për ndërprerjet e transportit”.

Nga dita e sotme, në zonat bregdetare të rajonit do të ketë reshje të dendura shiu dhe bore. Reshjet e borës pritet të arrijnë në 20 centimetra në pjesët e brendshme të Rizes dhe rreth Artvinit dhe 20 centimetra e lart në pjesët e brendshme të Trabzonit dhe Giresunit dhe rreth Gümüşhane. Në disa zona të tjera të vendit priten rrebeshe të mëdha. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve në rajon që të jenë të kujdesshëm ndaj përmbytjeve, akullit dhe ngricave, si dhe për ndërprerjet në transport.

Në deklaratën e bërë nga Meteorologjia, vlerësohet se temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm (8-15 gradë) në të gjithë Turqinë.

Read Previous

A do t’i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?

Read Next

Çmimi i qepës shkon në 180 lekë, qytetarët ulin konsumin