“Turpi të mbulojë Ramën për sulmet ndaj Bashkimit Europian”/ Berisha: Ramës nuk i hapin negociata, nuk ishte Bullgaria shkaku

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme për mediat, ku ka komentuar samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor si dhe konferencën e Ramës me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Berisha u shpreh se nuk është vetoja Bullgare që pengon integrimin në BE,  por sipas tij, qeveria e Ramës nuk ka plotësuar kushtet e BE-së.

“Ky është udhëtimi që dëshmoi përfundimisht se Edi Ramës nuk i hapin negociatat. Nuk e pranojnë për interlokutor dhe se në mënyrë absolute shkaqet themelore nuk është Bullgaria, por siç ja tha vetë padroni i tij Vuçiç janë disa vende të BE, të cilat nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë. Nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet, përkundrazi në drejtim të lirive të qytetarëve, votës së lirë dhe mediave ka shënuar rrokullisje të mëdha. Nuk është vetoja e Bullgarisë për Shqipërinë por është regresi i demokracisë në Shqipëri e mos plotësimi i kushteve nga qeveria e Ramës. Nëse lexoni të gjitha deklaratat para e gjate samitit te Rames ato faktojnë katërcipërisht se ky zotëri shkoi në Bruksel jo si përfaqësues i Shqipërisë por si vasal i Aleksandër Vuçiç. Dhe u soll atje sikur të ishte Milorak Dodik, Presidenti i Republikës serbe të Bosnjës dhe jo kryeministër i Shqipërisë. Shkoi në Bruksel e faktoi se ishte përfaqësues i aleancës trilaterale të serbomadhit Vuçiç. Me deklaratat e qëndrimet e tij Rama dëshmoi se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit”, tha Berisha.

“Turpi të mbulojë Ramën për sulmet ndaj Bashkimit Europian. Bullgaria është një vend mik. Kemi gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria ka qenë një avokat i Shqipërisë në luftën e Kosovës. Ky vassal i Vuçiçit nuk meriton të përfaqësojë Shqipërinë. Në emër të opozitës shqiptare i kërkojn ndjesë kombit bullgar për fyerjet e vasalit të Beogradit”, u shpreh Berisha.

Read Previous

23 shqiptarë ekstradohen nga Britania

Read Next

“Dashnori”, tregim nga Mehmet Elezi