Turpi i botës,Rama & co ankohen edhe për prodhimin masiv të ullinjve!

Nga Petrit Vasili

Edi Rama me bishtat e tij në qeveri po ankohen se pse është kaq i madh prodhimi i ullinjve, i kësaj kulture bujqësore të mrekullueshme në çdo pikpamje qoftë bujqësore, industriale, shëndetësore ashtu edhe per ekonominë familjare të fermerëve.

Edi Rama me qëllim nuk mbeshtet prodhimin dhe eksportet, por importet sepse ka një objektiv të vetem falimentimin e fermerëve dhe shpopullimin e Shqipërisë.

Po t’i kishte Maqedonia e Veriut këta ullinj dhe këtë prodhim i gjithi do të ishte eksportuar dhe do ishte shitur.

Dhe kjo do të ndodhte pa asnjë diskutim sepse Maqedonia ka shtet të përgjegjshëm, që e mbështet shumë fort prodhimin dhe eksportet bujqësore.

Kjo shpjegon se pse Maqedonia eksporton prodhime bujqësore e blegtorale 4 herë më shumë se Shqipëria.

Ndërsa Edi Rama me qëllim vendosi masa që shkatërruan bujqësinë si:

🪒vendosi TVSH për furnizimin me impute bujqësore (plehrat kimike, pesticidet, farat, fidanët etj).

🪒uli norma e kompensimit të prodhuesit bujqësore

🪒fermeret vuajne çmimin e naftës deri edhe 230 lekë për litrin

🪒cmimi i plehrat kimike eshte dy dhe trefishuar

🪒subvencioni i Bujqësisë në Shqipëri është absolutisht më i ulti i në Ballkan shumë herë më i ulët se Maqedonia dhe Kosova,
që kanë buxhete me të vogla se Shqipëria,por japin deri edhe në 10 fishin e asaj, që jep qeveria e Ramës.

Të gjitha këto ja bëjnë të pamundur fermerëve të shesin prodhimet e tyre sepse dalin me humbje të mëdha dhe zhyten në varferi dhe mjerim.

Qeveria qëllimisht e ka renduar drejt falimentimit situatën, që të justifikojë bërjen e ligjit që tua rrëmbejë edhe tokën për tua dhënë oligarkëve, që të investojnë paratë e korrupsionit të qeverisë dhe të vazhdojnë pastrimin e parave.

Në rast se qeveria do të merrte si hap të parë masat e mëposhtme prodhimet bujqësore aq me vlerë shqiptare do të shiteshin dhe toka nuk do të mbetej pa punuar.

🟥️Vendosjen e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni.

🟥️Vendosjen e tavanit për çmimet e inputeve bujqësore.

🟥️Riformulimin e skemës mbështetëse.

🟥Heqjen e të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.

🟥️Financimin e të skemës mbështetëse si Maqedonia

🟥️Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella).

‼️Fermerët shqiptarë janë të vjedhur nuk janë të varfër.

Read Previous

Vjosa Osmani me veshje ushtarake: FSK-ja është e gatshme

Read Next

Çmimet e larta në prag fundviti, kryeson listën gjeli i detit