Trump përballet me 34 akuza/ Ja kur do të mbahet seanca e radhës

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump doli mbrëmjen e sotme para Gjykatës së Manhatanit për 34 akuzat penale të ngritura ndaj tij.

Trump qëndroi në sallën e gjyqit rreth 57 minuta dhe më pas u lirua me kusht.

CNN raporton se seanca e radhës për ish-presidentin amerikan do të mbahet më 4 dhjetor, në Nju Jork.

Ndërkohë, gjatë seancës, Donald Trump u deklarua i pafajshëm për 34 akuza.

Akuzat për ish-presidentin e SHBA rrjedhin nga një hetim për një pagesë për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës.

Read Previous

Manjani: Paratë e drogës deri tek zyrat e DASH, janë blerë qëndrime

Read Next

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë kanë privimin material dhe social më të lartë në Europë