Tragjedia në xhirimet e filmit “Rust”, FBI publikon raportin: Alec Baldwin e tërhoqi këmbëzën e armës që vrau kineasten

FBI ka arritur në përfundimin se Alec Baldwin tërhoqi këmbëzën e armës që vrau kineasten Halyna Hutchins gjatë xhirime të filmit Rust.

Aktori qëlloi aksidentalisht Hutchins ndërsa ata po xhironin filmin në tetor 2021, por gjithmonë pohoi se ai nuk e tërhoqi këmbëzën.

Megjithatë, një hetim i sapo përfunduar i mjekësisë ligjore nga FBI thotë se arma në fjalë nuk mund të ishte shkrepur pa u tërhequr fizikisht këmbëza.

Gjetjet janë shqyrtuar nga Zyra e Hetuesit Mjekësor të Nju Meksikos dhe një raport i mëtejshëm e ka klasifikuar ngjarjen si aksident.

“Vdekja u shkaktua nga një plagë me armë zjarri në gjoks”, thuhet në raport. “Rishikimi i raporteve të disponueshme të zbatimit të ligjit nuk tregoi asnjë demonstrim bindës se arma e zjarrit ishte e ngarkuar qëllimisht me municion të vërtetë në shesh.”

Aktori besonte se arma që i ishte dorëzuar teksa ishte gati të filmonte një skenë në setin e filmit, ishte një “armë e ftohtë”.

Në një intervistë televizive, aktori tha se “do të bënte çdo përpjekje për të zhbërë atë që ndodhi”, por nuk ndihet fajtor për të shtënat fatale.

Read Previous

Situata globale. Flet Kissinger: Bota nuk ka lider, konfliktet me Rusinë e Kinën i kemi krijuar pjesërisht ne

Read Next

Bajram Begaj do të vizitojë Kosovën të hënën, takim me Osmanin/ Zbardhet axhenda