Topalli sulmon Bashën: Në vend të bashkëpunimit, nisi përçarja. Humbja nisi të quhej fitore

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ne fjalen e saj ne Kuvendin Kombetar te PD ka akuzuar ish kryetarin Lulzim Basha per percarjen e partise.

Topalli pranoi se “ne kemi heshtur” kur ne PD kriza dukej qarte.

“Në 2013, tatëpjeta e PD mori vrapin. S’kishte nevojë për analiza për të kuptuar që kishte gjëra që nuk shkonin, disa përqafuan kryetarin e ri me shpresë se e ardhmja do buzëqeshte, por e ardhmja ngjante gjithnjë e më shumë me një rrokopujë e jo rrallë të shfaqej dhe më banale. Në krizë të thellë identiteti, përfaqësimi, lidershipi. Në parlament deputetët bënin betejë me krimin, ndërkohë udhëheqja me buzëqeshje bënte pazare me pushtetin”, theksoi Topalli.

Pas zgjedhjeve të 2013 ishim mësuar të ishim pjesë e një partie që fitonte zgjedhjet. Sa herë që PD fitonte ne ishim në gjendje të bënim ndryshimin. Kemi bërë e gabime e të gjithë biem dakord por ama në pushtet qeverisnim e në opozitë ishim të fortë e të vërtetë.

Opozita jonë, në vitet më të gjata, të vështira të opoztës para 2005 askush nuk na quajti opozitë e rremë.

Nuk mendonin se mund të korruptoheshe në opozitë, nuk vinim gjoba, nuk shisnim misionin e opozitarizmit, nuk digjnim mandate, nuk i iknim përgjegjësive e nuk imagjinonim të hidhnim gaz ndaj njerëzve tonë.

Ishim mësuar të bënim beteja për të vërtetat tona, pa llogaritur sa na kushtonin, të mbanin nën kontroll qeverisjen, por erdhi dita kur PD mos i mbeste asgjë demokratike atje lart në udhëheqjen e saj.

Kur gjërat ngatërrohen fundi i tyre duhet filluar nga fillimi. Fillimi ynë e atyre që nuk janë sot në këtë sallë por në zemër e mendje janë po aq demokratë sa diten e parë është arsyeja që jam sot këtu.

Cili ishte fillim i rënies sonë? Dita kur filluan të rrëzohen vlerat, për vite me radhë kjo ka ndodhur e ne kemi heshtur.

Në 2013, tatëpjeta e PD mori vrapin. S’kishte nevojë për analiza për të kuptuar që kishte gjëra që nuk shkonin, disa përqafuan kryetarin e ri me shpresë se e ardhmja do buzëqeshte, por e ardhmja ngjante gjithnjë e më shumë me një rrokopujë e jo rrallë të shfaqej dhe më banale.

Në krizë të thellë identiteti, përfaqësimi, lidershipi. Në parlament deputetët bënin betejë me krimin, ndërkohë udhëheqja me buzëqeshje bënte pazare me pushtetin.

Në rrugë qytetarët protestonin për të drejtat e tyre në zyrën e kryetarit të PD kishin nisur negociatat për lejet e ndërtimit, në shtëpitë e shqiptarëve kishin nisur largimet nga puna, në shtëpinë e kryetarit shtohej puna për kunatin, në vend të gjithëpërfshirjes erdhi përjashtimi, nisi shpallja e grupeve armiqësore.

Në vend të bashkëpunimit nisi përcarja, në vend të parlamentit cadra, në vend të pranimit të humbjes humbja nisi të quhej fitore.

Në 2017 e perceptuan të parët shqiptarët, jo thjesht për rezultatin e zgjedhjeve por për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Read Previous

Këlliçi:Ky Kuvend i ka të gjitha shanset për t’u kthyer në historik

Read Next

Bardh Spahia: Ky Kuvend i hap rrugën e fitores PD-së në zgjedhjet e ardhshme