“Top Channel” zhduk intervistën e Lulzim Cakës, akuzoi anëtarin e Gjykatës së Lartë Sokol Ngresi

Një ditë pas intervistës së bujshme të Lulzim Cakës, të njohur ndryshe si i “tmerrshmi i Beratit”, televizioni që transmetoi intervistën “ekskluzive”, tashmë e ka asgjësuar atë.

“Top Channel” ka bllokuar nga “Youtube” videon e intervistës ekskluzive me Lulzim Cakën që mbushi portalet me lajme, për shkak të deklaratave të forta dhe personazheve të përmendura.

Nga të gjithë personazhet e përmendur nga Lulzim Caka në këtë intervistë, Sokol Ngresi, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe vëllai i Ilir Ngresit është i vetmi person me pushtet sot.

Caka në këtë intervistë, bëri akuza të rënda. Ai tha se vëllai i Ilir Ngresit në Gjykatën e Lartë e ka luftuar hasmin nëpërmjet instrumenteve ligjore.

Caka foli edhe për vrasjen e nënës së tij, e cila ishte nisur të takonte atë në burg, por përfundoi e masakruar në Seman nga armiqtë e të birit. Ai akuzon Ilir Ngresin për këtë ngjarje.

“Nëna ime u vra me shtet në atë kohë. Të më marri mua nënën Ilir Ngresi me gjithë Bledi Zeirin dhe me Mile Çamin këta minj. Por, këta janë minj për mua. Të vijë Ilir Ngresi të marri nënën time në komisariat dhe ta pushkatojë në Seman. E akuzoj Ilir Ngresin dhe të vëllain e Ilir Ngresit që sot ai është bërë anëtar i Gjykatës së Lartë. Ku ka shtet në Shqipëri? Si funksionon shteti që vëllain e vrasësit të mamasë i ka bërë shantazh Gjykatës së Lartë që më ka sulmuar në të gjitha kohërat edhe kur dilja me leje. Ai më ka borxh mua, unë nuk i kam borxh atija. Ilir Ngresi më ka vënë pistoletën në sallë të gjyqit.”- shprehej Caka.

Më pas ai shtoi: “Ilir Ngresi dhe Gani Malushi kanë vrarë disa djem. Kanë qenë të dy bashkëpunëtorë. Ata kanë qenë kriminelë jo unë. As Kastriot Jaupi nuk është kriminel. Pse duhet ta mbajë vëllai i Ilir Ngresit ta mbajë brenda atë ta dënojë me burgim të përjetshëm kur ai s’ka lidhje fare me vrasjen. Vrasjen e Shaip Xhupa, shoku i Ilir Jaupit.”/hashtag.al

Read Previous

Zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Read Next

Dështon tenderi i satelitëve, askush nuk bën ofertë