Tjetër vetëvrasje, një 35 vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët në Tiranë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ndërsa një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët teksa ndodhej në banesën e tij.

“Më datë 07.08.2022, rreth orës 20:25, në rrugën “Myslym Shyri”, në banesë, shtetasi S. C., 35 vjeç dyshohet se ka prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

Meta: Mbi 67% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e varfërisë

Read Next

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa