Tensionet në Ukrainë: SHBA mbron evakuimin e ambasadës ndërsa Zelensky kërkon qetësi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se kërcënimi “i menjëhershëm” i veprimit ushtarak rus në Ukrainë justifikon evakuimin e ambasadës amerikane në Kiev, shkruan BBC.

Fjalët e tij erdhën pasi presidenti i Ukrainës kërkoi qetësi, duke thënë se armiku më i madh ishte paniku. Më shumë se një duzinë vende u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina. Moska, me më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit, ka mohuar planet e saj për të pushtuar.

Këshilltari i lartë i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, ka hedhur poshtë paralajmërimet e SHBA për një sulm, duke thënë se “histeria ka arritur kulmin”.

Në një telefonatë, presidenti Joe Biden paralajmëroi udhëheqësin rus Vladimir Putin për “kosto të shpejta dhe të rënda” nëse Rusia dërgon trupa.

©kumtari.al

Read Previous

Fati i politikanëve varet në një fije peri

Read Next

Milani ngjitet më krye të Seria A