Temperaturat e larta ‘përvëlojnë’ Anglinë

Temperaturat e larta si asnjëherë më parë në Britaninë e Madhe, kanë shkaktuar mjaft kaos në pjesën më të madhe të qyteteve të vendit.

Si pasojë e temperaturave të larta pista e Aeroportit Luton u mbyll për shkak të shkrirjes së sipërfaqes së saj, pasi Uellsi regjistroi ditën e tij më të nxehtë në rekord me Anglinë që do të pasonte më vonë me shpërthimet e zjarreve.

Nxehtësia e madhe ka bërë që të anulohen trenat e të mbyllen edhe shkollat

Fluturimet u devijuan nga aeroporti, ndërsa inxhinierët u thirrën menjëherë në kantier dhe punimet e riparimit janë duke u zhvilluar për të rifilluar punën sa më shpejt të jetë e mundur.

Met Office konfirmoi se Haëarden në Flintshire kishte arritur 37.1C (98.8F) këtë pasdite, duke tejkaluar nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në Uells prej 35.2C (95.4F) në të njëjtin vend më 2 gusht 1990./ TCH

 

Read Previous

Nga Flamur Noka: Shqipëria e Sorosit dhe e Ramës është e një rendi skllavopronar

Read Next

16.6 milionë euro “në kanal”, si dështoi projekti i vaditjes në Fier

Leave a Reply

Your email address will not be published.