Të dehesh me ujë

Nga Shaban Murati
Shqiptari Sinan Hasani ka qenë president i Jugosllavisë. Shqiptari Petar Karagjorgjeviç ka qenë mbret i Serbisë. Shqiptari Françesko Krispi ka qenë kryeministër i Italisë. 36 shqiptarë kanë qenë kryeministra të Perandorisë Osmane. Shqiptari Jorgos Zografos ka qenë ministër i jashtëm i Greqisë.
Çfarë fitoi çeshtja kombëtare?
Nuk ka asnjë domethënie origjina etnike e një drejtuesi qeverie, por ka domethënie se kujt i shërben ai. Sepse nëse sot dy kryeministra shqiptarë, në vend që t’i kërkojnë Serbisë të njohë Kosovën si shtet, dalin dhe i kërkojnë Kosovës që të hyjë si provincë serbe në “Ballkanin e hapur”, kuptohet se ku e çojnë ujin. Këtu ka marrë fund origjina shqiptare e tyre dhe ngrefosja etnike. Sepse në “Ballkanin e hapur” serb të tre kryeministrat shqiptarë do t’i drejtojë presidenti serb.
Ndaj të mburravecësh me origjinën etnike të tre kryeministrave shqiptarë në Ballkan don të thotë të dehesh me ujë./Marrë nga Facebook i autorit
©kumtari.al

Read Previous

Ronela Hajati bëhet ‘meme’ në BBC

Read Next

Gazetari i kujton Ramës përgjimet e Manjës/ Kryeministri e fyen