Sulmi i Ramës ndaj pronarit të News24/ Shehaj: Goditje politike kundër medias

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmi i tij ndaj pronarit të News24 është një goditje kundër medias.

‘Fakti që Edi Rama i godet kundështarët në mënyrë të paligjshme duke anashkaluar gjykatat tregon se ai e konsideron Shqipërinë si pronë të tij’, shkruan Shehaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Sulmi i Edi Ramës ndaj pronarit të News 24 është një goditje politike kundër Medias.

Në shtetet ligjore qeveria nuk vendos se kush ka shkelur ligjin dhe kush jo, kush mund të vazhdojë ta shkeli ligjin dhe kush duhet ndëshkuar, cila pronë konfiskohet dhe cili biznes goditet. Fakti që Edi Rama i godet kundështarët në mënyrë të paligjshme duke anashkaluar gjykatat tregon se ai e konsideron Shqipërinë si pronë të tij.

Në 14 maj E ARDHMJA ESHTE NE DOREN TONE. Me votë duhet të tregojmë QE ASKUSH MOS TE JETE ME MBI LIGJIN.

Read Previous

VOA: Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

Read Next

Malltezi: Edi Rama e shpalli me tamtáme Lumin Vjosa si Park Kombëtar, por bëhet i tillë përmes disa kriteresh të rrepta