Statusi i aktivistit që nxiti reagimin e faqes satirike Brryli Broadway

Më poshtë reagimi i aktivistit Adriatik Lapaj, që solli edhe reagimin e faqes satirike “Brryli Broadway” më pas.

Statusi i plotë i Lapajt: 

“DY FJALË PËR MANIPULIMIN PUBLIK
Me Brryli Broadway kontaktin e parë e kam pasur në vitin 2019 kur pas tërmetit një shtetas Sh. Shullazi nga Bubqi më kërkoi t’i siguroja një shtëpi kontenier të përshtatur me tualet pasi kishte mbetur në qiell të hapur me djalin e paralizuar. Më kërkoi ndihmë duke më referuar çunat e faqes në fjalë (një nga dy djemtë e tij që ishte me shkollë në Tiranë).
Me miq të mirë e realizuam brenda javës.

Pas pak kohe Brryli Broadway më kërkoi të ndihmoja një tjetër qytetar që Bashkia Tiranë e kishte hequr nga puna (shofer në Bashkinë e Tiranës). U interesova me letrat, por dilte nga aktet se dhe gjyqësisht nuk mund të fitohej.

Mandej me çunat e Brrylit kam pas komunikime ku i kam falenderuar pasi promovonin punën që bëjmë në jug me pastrimin e detit.

Kontaktin e fundit e kam pasur kur vjet para zgjedhjeve të 25 Prillit pas një dalje timen në emisionin Zonë e Lirë bënë status ku më lavdëronin dhe se sipas tyre duhet të isha “kec”, pra statusin e tyre më të lartë. 😅

Pas asaj kohe prej tyre ka nisur një sulm i pakuptueshëm! Nuk u kam kthyer përgjigje. Botë e lirë.

Javën e kaluar në një status të tyren shpreheshin se sa të ishin ata unë nuk do arrija qëllimet e mija në karrierë. A thua këta janë komisioni i vlerësimit në karrierë!

Prapë su ktheva përgjigje pasi unë jam ndryshe. Unë nuk jam në jetën publike për llogje, as për inate personale, por për bindje dhe parime.

Sot pashë që kishin publikuar një video timen të cilën e kishin prerë. E kishin nxjerrë nga konteksti. Pretendonin që unë mbroja Bordin e naftës. Manipulim i hapur. Tërësisht të kundërtën them unë në videon e plotë. Them që po na vjedhin dhe po abuzojnë me çmimin. Komentova duke hedhur videon e plotë aty. Më shuajtën komentin.

Disa shënime për të parën dhe fundit herë për ta.

E para, nuk e di çfarë halli kanë që u duhet të manipulojnë duke prerë video e pasandaj duke më hequr komentin;
E dyta, çuna merruni me pushtetin se energjitë me mua u shkojnë dëm.
E treta, njerëz anonim që pretendojnë opozitarizëm duke pretenduar se janë e vërteta.
E katërta, mua nga bindejt dhe rruga ime më ndal veç plumbi. Atë se bëni dot çuna…besomëni që jo… E dinë dhe ata shokët tuaj. 😅

Po e hedh këtu për këdo që ka interes të gjejë të vërtetën.

E bëra këtë status jo për vete, se vetë i kam marrë parasysh të tëra sa kohë kam vendosur të angazhohem publikisht, por se ky model i sulmit ndaj kujtdo që guxon ndaj pushtetit bën pikërisht të kundërtën…e bënë edhe më të fortë pushtetin dhe e betonon tiraninë.

P.s shumë miq që kanë qenë keca apo janë aty duhet t’i shqetësoj shantazhi që faqja në fjalë më bënë publikisht dhe nuk mbajnë qëndrim. Mund të jenë ata nesër.“, – ka shkruar Lapaj në faqen e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/100000531210968/posts/pfbid0vDTycVn96eyUK62fuqaF7RwsgVDYA6k7o2jPUMGm3NkVkanfox6TvhistzYM51ZMl/?d=n

Read Previous

Aktivisti i Shoqërisë Civile “kapet” me faqen satirike ‘Brryli Broadway’

Read Next

Vlorë/ Makina përplaset me motorin, vdes 69 vjeçari