“SPAK boll mbylle sy e veshë”/ Vasili: Rama po bën pazare me oligarkët

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me ndryshimin e shpeshtë të çmimit të naftës.

Postimi i plotë i Vasilit

SKANDAL! Nafta 4 cmime ne 4 dite, sot e rrisin 5 leke, SPAK boll mbylle syte e veshet perpara horrave! Cdo dite batakçinjte mafioze te Qeverise permes Bordit te Hajduteve ne menyre skandaloze ndryshojne cmimin per here te katert ne kater dite.

Sot e rriten ne Shqiperi çmimin me 5 leke dhe e çuan ne 240 leke litri i naftes. Ndersa ne Maqedoni çmimi ulet ne 193 lek/ litri(101denare) i naftes.

Kemi vetem hajdute te pacipe ne qeveri qe bejne pazar me oligarket dhe te njejtat depozita nafte te mbushura plot i shesin perdite me cmime te ndryshme per te mbushur xhepat.

SPAK boll mbylle sy e veshe hetoni dhe coni perpara drejtesise gjithe kete hajduteri, qe vlon ne mes te dites.

Read Previous

7 korriku, si përmbyllje e tre betejave

Read Next

UMBERTO ECO: MA HIQ QAFE ATË CELUAR…