Skandali me votimin elektronik në Elbasan/ Qytetari voton për Boçin, fleta nxjerr emrin e Llatjas

Një skandal me votimin elektronik është raportuar në Elbasan, specifikisht në shkollën “Bardhyl Popa”. Në një denoncim të ardhur nga vëzhguesit e procesit zgjedhor bëhet me dije se votimi elektronik po rezulton të jetë një burim votash për kandidatin e Partisë Socialiste, Gledian Llatja.

Qytetarët kanë denoncuar se në shumë raste ata kanë votuar për Luçiano Boçin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe vota e printuar, që më pas futet në kuti për tu numëruar, ka rezultuar të dalë për Gledian Llatjan e PS-së. Bëhet me dije se votimi është ndërprerë në këtë qendër, në pritje të një zgjidhjeje nga të dyja palët.

Read Previous

Berisha poston foto me familjen: Ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë në këto votime

Read Next

Analiza/ Rrjetet sociale shprehen në favor të Belind Këlliçit