Skandali me McGonigal/ Vasili: Asnjë avokati nuk ja ndryshon dot fatin Ramës

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është ndalur sërish tek skandali i McGonigal dhe kryeministrit Edi Rama.

Referuar disa deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, Vasili thekson se “mes Shqipërisë dhe SHBA kurrë nuk ka ekzistuar një raport shtetëror mafioz dhe ordiner si ky mes Ramës dhe McGonigal”.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se ministrat e Ramës janë “qenie të shpëlara dhe dallkaukë”.

Ai thekson se “një situatë e tillë do skuqte dhe turpëronte këdo qenie te ndërgjegjshme dhe te përgjegjshme e jo më ca te ashtuquajtur pushtetarë rilindas apo ministra siç ju thonë”.

“Asnjë avokati, as ministrave budallenj dhe as e çirakëve te matufepsur mediatike nuk ja ndryshon dot fatin Edi Rames, qe e ai vete e gatoi me zellin e një pazarxhiu mafioz”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Read Previous

Belind Këlliçi, jo vetëm kandidati i duhur, por edhe fitues më 14 maj!

Read Next

Alec Baldwin akuzohet zyrtarisht për vrasjen e kineastes