Situata në veri të Kosovës/ KFOR: Jemi të përkushtuar për ta mbajtur vendin të sigurt

Pas zotimit të qeverisë në Prishtinë për shtyrjen e zbatimit të dy vendimeve për reciprocitet me Serbinë, serbët lokalë në veriun e Kosovës më 1 gusht kanë nisur t’i zhbllokojnë rrugët drejt pikave kufitare mes dy vendeve, në të cilat kishin vendosur barrikada për të kundërshtuar masat e ekzekutivit kosovar.

KFOR i gatshëm të ndërmarrë masa të nevojshme për sigurinë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në Tëitter, KFOR njofton se monitorimi po bëhet së bashku me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

“Sipas mandatit të OKB-së, KFOR-i vazhdon të jetë i përkushtuar për sigurinë, i gatshëm të ndërmarrë masa të nevojshme për ta mbajtur të sigurt Kosovën”.

Më 31 korrik, NATO deklaroi se forcat e saj në Kosovë janë të përgatitura të ndërhyjnë në Kosovë, nëse do të rrezikohej stabiliteti në veri të vendit.

Read Previous

Lista e këngëtarëve që do të performojnë në “Sunny Hill Festival”

Read Next

Kërkohej nga Belgjika, shqiptari bie në prangat e policisë greke