Situata e COVID në Kinë/ Alimehmeti: Asnjë arsye për t’u shqetësuar

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka reaguar rreth situatës së krijuar nga COVID në Kinë, duke argumentuar se kjo nuk duhet të përbëjë shqetësim për vendin tonë.

“Në Shqipëri dhe Europë imuniteti kolektiv tashmë është i vendosur gjerësisht dhe asnjë nënvariant i Omicronit nuk gjen dot terren të virgjër, pra nuk mund të bëjë më dëme masive”, shkruan Alimehmeti.

Postimi i plotë i Ilir Alimehmetit

✅ “Tri gjëra nuk mund të fshishen dot gjatë: dielli, hëna dhe e vërteta.”
Cit.: Buddha

✅ Asnjë arsye për t’u shqetësuar nga Kina miqtë e mi mbi COVID-19!

🇨🇳 Kur një shtet prej rreth 1.4 miliardë persona ndryshon menjëherë strategjinë nga Covid-zero në hapje në dimër, nuk ka asnjë dyshim çfarë do të ndodhte.

🇨🇳 Nivelet minimale të imunitetit natyrore dhe nivelet e ulëta të imunizimit me vaksina të dobëta kineze do të thonin vetëm një rritje të rasteve në Kinë.

❗ Kujdes:
🦠 Vala që goditi Kinën dhe që është aktualisht në rënie nuk shkaktohet nga ndonjë variant i ri, por janë sërish forma të ndryshme të Omicronit që e kemi prej mbi një viti në Shqipëri dhe Europë.

🦠BF.7 dhe BQ.1 janë të dyja nënvariante të BA.5 e pranishme prej të paktën 8-9 muajsh në Shqipëri dhe Europë.

🇦🇱 🇪🇺 Në Shqipëri dhe Europë imuniteti kolektiv tashmë është i vendosur gjerësisht dhe asnjë nënvariant i Omicronit nuk gjen dot terren të virgjër, pra nuk mund të bëjë më dëme masive.

🇨🇳 Edhe në Kinë po të shohim të dhënat vërejmë të paktën dy elemente kyçe:
👉 Vala e rasteve të infektimeve ka të paktën dy javë që është në rënie (grafiku i sipërm).
👉 Humbjet e jetës ishin shumë më të larta me variantet e para (grafiku i poshtëm), ndërkohë që janë praktikisht pothuajse të papërfillshme gjatë valës së fundit të dhjetorit.

📃 Këto elemente i kemi shpjeguar më herët:
✅ Sa më shumë të jetë e imunizuar popullata (imunitet natyror kryesisht) aq më pak të dëmshme do të jenë valët e infektimeve.
✅ Sa më shumë të përshtatet virusi me njerëzit, aq më shumë infektime do të ketë por do të ketë gjithmonë e më pak humbje jete (fenomeni i homplazisë, ndryshe i njohur si evolucioni konvergjent).

🙏 Si përfundim, rrini të qetë miqtë e mi dhe gëzoni festat me familjet.

🚫📺Fikni televizorët dhe bojkotoni çdo lajm, portal, televizion apo deklaratë që ka prirjen vetëm t’ju fusë në panik të panevojshëm.

🙏 Festa të mbara!

Prof. Asc. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Read Previous

Zbardhet mashtrimi për tenderat e fotove të SHÇBA-së, ‘oficeri’ rezulton pjesë e grupit të kokainës të Juxhin Kullës

Read Next

INTERVISTA/ Belind Këlliçi: Fitojmë Tiranën me ndershmëri, alternativë dhe ekip.