Shpërthen granata në Prrenjas, plagosen tre persona

Si pasojë shpërthimit, shtetasit O. E, Y. B dhe D. B kanë marrë plagë në gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë: 

Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Read Previous

Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në administratën publike, ja profesionet ku na e kalon dhe Kosova

Read Next

Malltezi: Parku kombëtar sipas Edi Ramës