Shembjet tek ‘Myslim Keta’, Këlliçi: Kjo është fytyra e vërtetë e Ramës dhe Veliajt

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, njëkohësisht edhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, ka dalë në krah të banorëve të rrugës ‘Myslim Keta’ në Tiranë.

Këlliçi është shprehur se, kjo është një ndërhyrje abuzive dhe po nxirren njerëz nga shtëpitë e tyre.

‘Në vitin 2022 këta trajtohen si me qenë thesë me miell. Këta banorë i falënderoj për qëndresën që kanë bërë dhe për një mesazh që duhet ti japin qytetarëve shqiptarë; mos e shisni votën për një thes me miell’, u shpreh Këlliçi gjatë një lidhje live me studion e SYRI TV.

‘Kur ka rënë tërmeti këta pallate janë cilësuar DS3. Ndërsa sot i vjen urdhër nga bashkia e Tiranës që duhet të dalin nga shtëpitë e tyre. Kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë. Ky skandal nuk do të ndodhë më që tu merren çatitë që kanë mbi kokë këta banorë.

Kjo nuk është një çështje politike, kjo është një çështje që ka të bëjë me pronën e këtyre banorëve. Në vitin 2022 këta trajtohen si me qenë thesë me miell. Këta banorë i falënderoj për qëndresën që kanë bërë dhe për një mesazh që duhet ti japin qytetarëve shqiptarë; mos e shisni votën për një thes me miell.

Fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Erjon Veliaj është kjo. Ky është shteti shqiptar, më vjen mirë që në këtë zonë, tek këto pallate në rrugën ‘Myslim Keta’ ka një solidarizim të jashtëzakonshëm.

Tani ka një opozitë të vërtetë, ne do të rrimë këtu me banorët. Do të alternohemi dhe do të qëndrojmë këtu me banorët’, tha gjatë intervistës së tij, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.

Read Previous

Kombinat/ Kundërshtojnë shembjen e pallatit, banorët përplasen me policinë

Read Next

PD, padi kundër KPK: Shkeljet flagrante që vërtetojnë kapjen e Reformës nga Edi Rama