Sharron shtyllat e drurit të OSHEE, arrestohet-57 vjeçari

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Lurë të Dibrës, teksa një 57-vjeçar është arrestuar pasi ka dëmtuar rëndë linjën elektrike të OSHEE që furnizon fshatin Borie.

Bëhet fjalë për shtetasin D.K., banor pikërisht i atij fshati, i cili me anë të një motosharre kishte prerë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEEE, me pretendimin se ato ndodheshin në pronën e tij.

Gjithsesi, verifikime të mëtejshme nxorën faktin që terreni ishte zyrtarisht pronë publike, e njësisë Administrative Lurë, në Bashkinë e Dibrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Shkatërrim prone me dashje”, “Vetëgjyqësi”.

Read Previous

Akuzohet për prishjen e barazisë në tendera, Sonila Qato paraqitet në GJKKO

Read Next

Berisha: Teatri i ri nuk do të pranohet kurrë, ai ndërtim do të rrafshohet