Serbët në Kosovë heqin barrikadën e parë në Merdare

Është hequr barrikada e parë në veri të Kosovës. Një ditë pasi presidenti Vuçiç njoftoi vendimin për hapjen e rrugëve, është liruar pika kufitare “Merdare”.

Rruga ishte bllokuar dy ditë më parë (27 dhjetor) në kilometrin e dytë brenda në Serbi dhe u hap mëngjesin e sotëm.

“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.

Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, njoftimi i policisë së Kosovës.

Ndërsa mëngjesin e sotëm dy kamionë të vendosur si barrikada në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë shkrumbuar nga flakët

Read Previous

U grabiti qytetarëve qindra mijëra euro si ryshfet për projektet e AZHBR-së, Viola Sterjo ishte patronazhiste e PS-së

Read Next

Meteorologu grek: Rajoni mund të goditet nga “bomba” polare si në SHBA