Sëmundjet kryesore që vrasin shqiptarët, tumoret kthehen në gangrenë

Në 200 mijë banorë, më shumë se 253 persona në Shqipëri vdesin për shkak të tumoreve. Kanceri, tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT, është kthyer në një prej sëmundjeve më vrastare në vendin tonë gjatë viteve të fundit.

Shifrat tregojn se për vitin 2020, tumoret u kanë marrë jetën 158.8 burrave në 100 mijë banorë ndërsa tek gratë 94.3 për 100 mijë banorë ose thënë ndryshe tumoret vdesin 11,1% të grave dhe 14,5% të burrave.

Shifrat reale mund të jenë akoma edhe më shqetësuese po të marrin në konsideratë faktin se 331 vdekje për 200 mijë banorë janë përfshirë në kategorinë e vdekjeve të shkaktuara nga “simptoma dhe sëmundje të papërcaktuara”.

Shkaqet e vdekjeve sipas gjinisë për 100.000 banorë, 2020 BURIMI: INSTAT

Pavarësisht kësaj, shkaku kryesor që shkakton vdekjen më të madhe të shqiptarëve mbeten sëmundjet që kanë të bëjnë me qarkullimin e gjakut. Të dhënat tregojnë se sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut shkaktojnë 552.5 vdekje për 100 mijë banorë për burrat dhe 464.2 vdekje për 100 mijë banorë tek gratë.

Për moshat nën 65 vjeç, numri i vdekjeve të burrave nga këto sëmundje për 100.000 banorë është afërsisht dy herë më i lartë se ai i grave: 116,3 kundrejt 48,3. Për moshat mbi 65 vjeç, ky tregues është pak më i lartë për burrat.

Rreth 61,9 % e vdekjeve të burrave nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut ndodhin në grup moshën 65-84 vjeç, kundrejt 59,3 % të vdekjeve të grave të kësaj grup moshe. Nga ana tjetër, në moshat më të mëdha se 85 vjeç ndodhin rreth 20,1 % e vdekjeve të burrave, kundrejt 31,9 % të vdekjeve të grave.

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2021 është 2.8 milionë tregon INSTAT, duke pësuar një rënie prej 0,6 % në krahasim me vitin e kaluar.

Në vitin 2020, jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 75,2 vite për burrat dhe 79,6 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë 4,4 vite më shumë se burrat.

Gjatë vitit 2020, numri i vdekjeve të burrave është 15.504 kurse i grave është 12.101 duke shënuar rritje nga viti i kaluar si për burrat dhe gratë. /Euronews/

Read Previous

26-vjetori i masakrës në Srebrenicë/ Borrell-Varhelyi: Në Evropë s’ka vend për mohim të gjenocidit!

Read Next

OKB jep alarmin: Mbyllja e shkollave nga Covid-19 rrezikon një katastrofë gjeneratash

Leave a Reply

Your email address will not be published.