Saimir Tahiri përpiqet sërish për të lënë qelinë e burgut

Saimir Tahiri duket se nuk po “përshtatet” me burgun, a ka bërë një tjetër lëvizje për t’ë lënë qelinë së fundit.

Ai është duke vuajtur dënimin me 3.5 vite në burgun e Lushnjes. Mësohet se Tahiri ka kërkuar nga Gjykata e Elbasanit që t’i njihet dënimi me shërbim prove. Ky dënim iu dha më 19 shator 2019 nga ish-gjykata për Krime të Rënda.

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti. Më pas ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie. Gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove.

Nëse kërkesa e tij pranohet ai përfiton ulje të të paktën 1.6 vite burg. Gjykata e Elbasanit, ka vendosur që shqyrtimi i kësaj kërkese të bëhet më 10 tetor. Tahiri ndodhet në burg prej 8 muajsh i shpallur fajtor për akuzën shpërdorimit të detyrës.

Në fillim u dërgua në burgun e Fierit. Më pas me kërkesë të tij u zhvendos në burgun e Lushnjës. Në media u përfol se Tahiri u zhvendos për shkak të përplasjeve me drejtorin e burgut të Fierit.

Read Previous

Ambasadorja e BE: Nuk ka asnjë vendim për non grata nga BE-ja

Read Next

Bullgari/ Rikthehet Borisov, fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare