Rusia kërcënon Finlandën në rast anëtarësimi në NATO

Rusia ka deklaruar se do të ndërmarrë hapa ndëshkuese mbi lëvizjen e fqinjit të saj për anëtarësimin në NATO.  Ministria e Jashtme e Rusisë tha se masa do të dëmtonte seriozisht marrëdhëniet dypalëshe si dhe sigurinë dhe stabilitetin në Europën Veriore.

 “Anëtarësimi i Finlandës në NATO do të shkaktojë dëme serioze në marrëdhëniet dypalëshe ruso-finlandeze dhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Evropës Veriore”, thuhet në deklaratë.

Ajo shton gjithashtu se Rusia do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës, si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të ndonjë natyre tjetër, në mënyrë që të neutralizojë kërcënimet ndaj sigurisë së saj kombëtare që rrjedhin nga kjo. Megjithatë Moska nuk ka specifikuar se çfarë nënkuptonte me masa ndëshkuese për Finlandën

Read Previous

Boris Johnson: Do të shkurtohen 91-mijë vende pune në administratë

Read Next

Spanja do të bëhet vendi i parë evropian që prezanton 3 ditë “leje menstruale” për gratë