Rruga e Arbërit do të hapet për “show”, ministrja e quan të papërfunduar ende dhe të rrezikshme

Rrugë të lëna rrugëve” është një nga shprehjet e kryeministrit Edi Rama me të cilën ai ironizon inaugurimet që i bënte Berisha para vitit 2013, megjithëse projektet nuk kishin përfunduar. Por sado cinik që tregohet, Rama nuk tejkalon dot paraardhësin.

 

Të hënën, në 29 Nëntor është njoftuar se do të hapet rruga e Arbërit meqë është ditë feste. Por kujdes! Drejtuesit e automjeteve duhet të dinë që projekti është i papërfunduar dhe ka rrezik.

 

 

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ishte në terren për të parë nga afër aksin pak orë përpara se të hapet për qarkullim dhe u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes se rruga ende nuk ka përfunduar plotësisht.

 

“Po e hapim para afatit për të lehtësuar qarkullimin gjatë dimrit dhe padyshim jemi në kushtet e kantierit, kështu që duhet shumë kujdes nga drejtuesve të automjeteve përsa i përket kalimit këtu. Jam me drejtor Qaton këtu, sepse ju do të merrni në dorëzim këtë aks për sigurinë rrugore dhe do ta monitoroni deri kur të jetë i përfunduar. Moti nuk na ndihmon shumë, por HEC-et e Drinit po mbushen.

Kjo është një rrugë në verilindje të vendit, ku shpesh ka edhe reshje dëbore, prandaj duhet të kemi shumë kujdes në përdorimin e rrugës. Kur të ketë reshje dëbore do të mbyllim “By Pass”-in, maksimumi 5 ditë në vit dhe do të përdoret rruga e vjetër, por në ditët e tjera do të jetë totalisht i hapur” tha ministrja.

Rruga e Arbrit ka 6 tunele, 5 nga të cilët janë përfunduar dhe njëri është ende në proces./lapsi.al

 

 

Read Previous

Jeruzalemi i “paqtë” e i varfër i shekullit të 19-të

Read Next

Boris Johnson: Kushdo që hyn më UK duhet të bëjë testin e COVID, frikë nga varianti i ri afrikan