Rritja e çmimit të energjisë elektrike, Tabaku: 100 mijë familje të shtesës së mesme do të paguajnë më shumë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka publikuar disa të dhëna të përllogaritura pas vendimit të qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike për ata që harxhojnë më shumë.


Tabaku shprehet se çmimi do të rritet katër herë për 100 mijë familje të shtresës së mesme. Ajo shton se ka një rregull të artë në ekonomi që thotë që gjatë krizës nuk duhen rritur taksat.

“Rritet deri në 4 herë çmimi për 100 mijë familje të shtresës së mesme. Ka një rregull të artë në ekonomi; gjatë krizës mos rrit taksat.

Fatkeqësisht ky është rregulli artë i kësaj qeverie: gjatë krizës transfero koston e keq qeverisjes, korrupsionit te qytetarët!”, shkruan Tabaku.

Read Previous

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, mijëra politikanë të pranishëm, qindra mijëra njerëz i japin lamtumirën e fundit

Read Next

Media britanike: Rreth 2 mijë shqiptarë në veri të Francës, gati të rrezikojnë jetën për të hyrë në vend