Romeo dhe Donald Veshaj akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje”/ Cështja shkon në Gjykatën e Lartë

Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj do të dalin para Gjykatës së Lartë më 27 maj pasi akuzohen për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

5 vite më parë ata kanë plagosur dikë dhe janë dënuar rreth kësaj vepre penale.

Nuk dihet se për çfarë plagosje bëhet fjalë por Shkalla e parë e Gjyqësorit dha vendimin për dënim me 1 vit e 4 muaj burg, që ka shlyer në “liri me kusht”, ndërsa Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Megjithatë ata kanë kërkuar shpalljen e pafajshëm.

 

Prokuroria e Vlorës ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit ka regjistruar rekursin duke caktuar seancën e parë më 27 maj.

Read Previous

Lobimi rus/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë nxori “zbuluar” Bashën

Read Next

Agron Shehaj nuk tërhiqet, denoncon sërish Gjiknurin në Kuvend: E di e gjithë Vlora, djali i xhaxhait tënd do ndërtojë resort në Butrint