Rama takim të rëndësishëm me Hasijen në Austri

Kryeministri Edi Rama ka takuar publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” një takim të këndshëm me një shqiptare. Bëhet fjalë për Hasijen nga Maqedonia e Veriut, me të cilën Rama u takua rastësisht në perëndim të Vjenës, në Austri.

Rama mes të tjerash përshëndeti të gjithë shqiptarët kudo ku janë, bashkë me zonjën.

BISEDA

Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe Hasijen. Me kancelarin sa mbaruam, me Hasijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip, kur e pyeti gazetari; je nga Shqipëria apo Kosova? Ajo tha; Jo, jam nga Maqedonia e Veriut, se shqiptarë ka gjithandej. Hasije përshëndeti pak shqiptarët.

Hasija: Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë e lumtur që e takova kryetarin. Që për herë të parë në jetën time që 58 vite, që e takova dhe jam shumë krenaret që e vetmja shqiptare në Austri e kam takuar.

 

 

Rama: Ka dhe shqiptarë të tjerë në Austri që kam takuar. Por nga gjithë të tjerët, je më ylli. Përshëndetje të gjithëve në Maqedoninë e Veriut, në mal të zi, Preshevë dhe Kosovë, nga Hasija dhe nga unë
Hasija: Ju faleminderit dhe mirupafshim

 

Read Previous

Kreu i PD-së Sali Berisha e cilëson të papranueshme dhe të padenjë për një shtetar gjuhën politike të kryeministrit Edi Rama në Bruksel.

Read Next

Moska presion Greqisë: 56% e grekëve janë pro Rusisë në konfliktin me Ukrainën