Rama ikën në Paris së bashku me Zahon

Kryeministri Edi Rama është nisur pasditen e së martës në një udhëtim drejt Francës.

Në fotot e publikuara nga gazeta Panorama, Rama shihet me të birin Zaho në një avion linje duke udhëtuar drejt Parisit.

Sipas të njëjtave burime, kreu i qeverisë do të zhvillojë një vizitë private në kryeqytetin francez.

Kryeministri ka zgjedhur këtë herë të udhëtojë me economy class së bashku me pasagjerë të tjerë.

Përgjithësisht ai fluturon me Air Albania ku nuk kanë munguar edhe akuzat se ai po e përdor këtë linjë edhe për qëllime private.

Read Previous

Gjermania pesimiste për Open Balkan

Read Next

Shqipëria shteti më i varfër në Evropë, por që çmimin e ushqimeve e ka më të shtrenjtin