Qeveria Socialiste Portugeze në kolaps

Presidenti i Portugalisë shpërndan parlamentin, pasi asambleja kombëtare hodhi poshtë projektbuxhetin e qeverisë.

Presidenti i Portugalisë ka njoftuar planet për të shpërndarë parlamentin dhe për të thirrur zgjedhje të parakohshme më 30 janar, raporton BBC.

Vendimi u mor pasi Asambleja Kombëtare rrëzoi projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2022.

Kryeministri António Costa qeverisi për gjashtë vjet pavarësisht se Partisë së tij Socialiste i mungonte shumica në parlament. Socialistët nënshkruan marrëveshje me partitë e majta ekstreme për të siguruar miratimin e legjislacionit kyç, por nuk pati marrëveshje me shkrim pas zgjedhjeve të 2019-ës.

Këtë vjeshtë, Partia Komuniste iu bashkua Bllokut më të madh të Majtë në votim kundër projektbuxhetit, i cili rezultoi në rënien e qeverisë Kosta.

kumtari.al

Read Previous

Vokshi: Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen forumeve

Read Next

SHBA, BE dhe zjarrvënësit në Bosnje