Qeveria edhe duhet përgëzuar!

Nga Lutfi Dervishi

Ka një tendencë që është kthyer në modë për të kritikuar qeverinë për çdo gjë! Kritika është e shëndetshme, por kur kthehet në qëllim në vetvete nxit cinizmin dhe apatinë në shoqëri!
Le të përmendim disa arritje të pamohueshme brenda një viti!

10.53% rritja ekonomike, më e larta e arritur ndonjëherë!

34% me shumë të ardhurat nga taksat, pa ndryshuar asnjë ligj, por vetëm me më shumë disiplinë dhe shembull! Kur njerëzit shohin që nuk ka korrupsion priren të paguajnë taksat!

22% me shumë investimet e huaja direkte! Kur investitorët e huaj shohin që mund të investojnë ata nuk ngurrojnë!

83% rritja në eksporte, rritjen më të madhe e ka teknologjia informacionit!

11% u rritën pensionet!

33% rritje e ndihmës për personat në nevojë!

261% me shume subvencione për bujqit që mbjellin drithëra! Nafta për gjithë fermerët pa akcizë!

300 administratorë dhe zyrtarë të lartë të arrestuar për korrupsion! Mesazhi: korrupsioni nuk tolerohet veçanërisht kur ndodh në institucionet e shtetit!

Arsimi lartë falas edhe në Universistet!

Inagurohet edhe parku prodhimit energjisë me erë me kapacitet 105 Megavat!

Gati parku diellor me kapacitet 70 megavat!

Vendi me vdekjet më të ulta në rajon dhe nivelin më të lartë të vaksinimit!

Këto janë fakte dhe jo opinione, këto janë informacione dhe jo propagandë, këto janë të vërteta dhe jo manipulime!
Për këto arritje, brenda një viti, mendoj se duhet përgëzuar qeveria Kurti! ©Kumtari.al

Read Previous

PD thirrje anëtarëve të degëve Fushë-Krujë, Fier, Selenicë…të marri pjesë në votimin për kryetar dege

Read Next

Nuk është humor/ Ish humoristi, aktualisht kryetar bashkie i PS i nën hetim për korrupsion