Protestat i dështojnë ata që rëmbejnë mikrofonin

Nga Doria Matlia

Jam i sigurte qe ky shkrim nuk do me shtoje rrethin e miqve. Por, meqe ra fjala te miqte, nje mike e mire e Facebook-ut, Juela Sulka, duket se i ka rene ne koke problemit, sipas mendimit tim modest. Revoltat i dhjet mikrofoni. Sapo del mikrofoni, vershojne te gjitha tipologjite drejt tij. Ca turren drejt mikrofonit sepse kane nevoje per vemendje dhe duan te ndjehen gjalle, ca te tjere duan te rrisin kapitalin e tyre social duke u shfaqur si kaloresit e virtytshem te drejtesise sociale, ca te tjere e shohin si mundesi katapultimi ne ndonje shkallare partiake, ca te tjere ne menyre te pavetedijshme duan te hapin puplat para gjinise se kundert, ca te tjere gjejne rastin per cerek oreshin e tyre te lavdise, ca te tjere duan te ndajne ndonje ide pertej kafeve te lagjes, ca sepse jane tipike sharlatane qe gjejne rastin t’u shesin receta shprese hallexhinjve dhe pastaj te fabrikojne armiq per ti pasur si rrugedalje kur te rrezikohet t’u dale paaftesia ne pah, ca sepse u pelqen kur shohin veten ne televizor, ca te tjere sepse nuk dine si ta nxjerrin ndryshe dufin, ca te tjere per nje eksperience ndryshe jemi qe jemi, etj. Dhe keshtu, revolta e njerezve te thjeshte shuhet sepse ai mut mikrofoni i shperqendron njerezit e revoltuar dhe njekohesisht sherben edhe si valvula e shkarkimit te presionit. Njelloj sic funksiononte dikur emisioni i Bashkimit ne mengjes, qe permes telefonatave te qytetareve shfrynte tensionet e popullit qe ne pike te mengjesit dhe te gjithe kenaqeshin se “i thane gjerat troc” ne televizor dhe “ia plasen hapur pushtetit”, packa se dita u shkonte po prape mizerabel sepse pushteti, pervec levave te institucioneve, lekeve, kerrbacit, kishte ne dore edhe televizorin e darkes qe ishte me i rendesishem se ai i mengjesit te Bashkimi.

Te vij pak te kjo revolta e fundit, e cila nuk eshte shuar ende. Shumica e njerezve kane nje qasje simpliste ndaj problemit te rritjes se cmimeve, por emocionalisht jane te ngarkuar dhe ky eshte fakti me i rendesishem. Pak njerez kane zotesine te bejne nje analize te mirefillte multifaktoriale per rritjen e cmimeve. Akoma me pak jane ata qe kane aftesi te gjejne edhe zgjidhje me mend, qe te funksionojne vertet, dhe me efekte anesore sa me minimale per anen fiskale. Mbase nje pjese e mire e ketyre te fundit nuk del fare ne shesh sepse nuk e gjejne veten ne ate format. Por rritjen e cmimeve e ndjen kushdo dhe kjo i revolton. Populli qe doli ne shesh ishte i revoltuar. Pra, nuk ishte thjesht proteste, ishte revolte. Revolta nuk ka lider. Ajo udhehiqet nga emocioni, mllefi, ndjenja e padrejtesise. Populli i revoltuar nuk ka nevoje per sedative, as per fjalime ndergjegjesuese, e as per diplomaci te tipit “jemi paqesore” apo “kjo eshte proteste qytetare dhe jo politike”. Futja kot! Eshte politike qe c’ke me ate pune. Cdo gje eshte politike dhe politika nuk eshte turp dhe as ekskluzivitet i disa kokrrave. Revolta mund te mos kete detyrimisht dhune, por ka force, ka aksion, ka drame, ka daulle, ka zhurme, ka sharje, ka peshtyrje, ka edhe dajak… Ndodhin gjera ne revolte. Eshte kafshe e eger revolta. Kurse protesta eshte kafshe e bute, e civilizuar. Revolta shkakton adrenaline qe per qeverine prodhon frike. Kurse protesta shkakton ndergjegjesim per ndonje gje qe nuk ka vemendje nga publiku. Revolta eshte kimi. Protesta eshte pune sociale. Ka nje kercitje te forte kur e merr revolten gerryese dhe e hollon me uje per te bere nje gargare proteste para mikrofonit. Ndjehet ne gjak ky momenti dhe te fik nervin.

Me kujtohet 17 maji kur qeveria rrezoi me dhune godinen e Teatrit. Kishte revolte qe ne oret e para te mengjesit ate dite. Revolta erdhi duke u shtuar. Po ndodhte dicka dhe njerezit u bashkuan vete. Pa lider. U perplasen me policine. Pastaj erdhi mikrofoni. Filloi patetizmi te buciste nga bokset. Turma u tulat. Po degjonin thirrjet qe “ne jemi per mjete demokratike dhe paqesore”, “ne kemi fjalen”, e te tjera si keto. Nga revolte u shnderrua ne proteste. Dhe pastaj, si ne cdo proteste, tribuna e mikrofonisteve shpalli mbylljen e saj, me gjasme shpresen e vijimit te nesermen ne oren 4. Kaq e pat revolta. Ditet ne vijim erdhen me pak njerez deri sa u fik.

Kujtoj edhe nje rast tjeter, kur populli mblidhej cdo dite kunder importit te armeve kimike. Nuk kishte podium. Nuk kishte mikrofon. Kishte ndonje interviste apo deklarate sporadike, por asnje lider dhe aq me teper nuk kishte gare per mikrofonin. Ajo revolte u shua vetem kur qeveria u zbyth. Revolte tjeter ishte ajo qe u nxit nga vrasja e te riut Klodian Rasha. Edhe aty nuk pati mikrofon. Ajo u shua me dhune per 6 dite me rradhe me dajak, gaz lotsjelles dhe burg, si dhe per fat te keq sepse brezi i te rinjve u braktis nga brezi i prinderve te tyre. Por nuk u fik me retorika televizive e mikrofoniste.

Mikrofoni pra eshte ajo molla seksi qe e merr sherrin kunder qeverise dhe e zhvendos mes protestuesve. Si fillim te revoltuarit ndjehen keq sepse nuk kane ardhur per te degjuar njeri-tjetrin. Pastaj nuk eshte cudi qe te degjosh lloj lloj akuzash mes njeri-tjetrit me temen “kush jam une e kush je ti”. Dhe e bukura eshte qe sharlatanet jane te paret qe akuzojne dhe nuk ndahet dot shapi nga sheqeri.

Sigurisht, dikush mund te thote “po si i behet per te percjelle mesazhin te qeveria? Si i behet per te renditur ca pika? Si i behet per te shpjeguar se masat e marra nuk mjaftojne? E pra, duhet mikrofoni”.

E para, nuk mendoj qe nje turme heterogjene ka shume pika qe i bashkon. Turmen e bashkon ankthi i rritjes se cmimeve nderkohe qe rrypi eshte shtrenguar aty ku nuk mban. Qeveria ka faj. Meqe kryeministri vdes te marre merita, e meriton edhe kete hall mbi supe. Ta zgjidhe ose te ike. Kaq u kuptua edhe pa mikrofon.

E dyta, mesazhet, pikat e presjet e detajuara, jepen ne tryeza kur qeveria ulet dhe degjon, pasi revolta e ka bere efektin. Jo kur qeveria nuk te denjon fare. Ne kere rast ka vetem pershkallezim qe kulmon ne nje pike te vetme: Rrezimin/doreheqjen e qeverise. Pa detaje te tjera.

E treta, nese masat nuk mjaftojne, turma ia komunikon kete gje qeverise me sjellje, e jo me fjale. Mllefi dhe ndjenja e padrejtesise i nxjerr njerezit prape ne shesh dhe qeveria e merr mesazhin. Prezenca e turmes ne shesh eshte vete mesazhi.

Une vete nuk dua te dal me ne asnje revolte/demonstrate ku ka mikrofon, ku ka gare dhe perplasje se kush merr skenen, ku ka fjalime patetike qe vetem drithma nuk i shkaktojne as atij te gjatit aty lart te dritarja, e as atij policit aty poshte te rruga.

Marre nga Facebook i autorit Dorian Matlija

Read Previous

Emma Bonino: Europa, gjigant ekonomik, xhuxh politik dhe krimb ushtarak

Read Next

Ulen mbjelljet në vend, bizneset shesin stoqet e plehëruesve në Kosovë dhe Serbi, bujqësia në prag të falimentimit total