Prokurorët belgë kanë frikë se shërbimet sekrete të Katarit, mund të rrëmbejnë ish-eurodeputeten greke

Avokati i Eva Kailit, ish-eurodeputetes e cila u përfshi në skandalin e njohur si “Katargate”, ka kërkuar që ajo të vendoset nën masën arrest shtëpie.

Në një intervistë për median greke ALPHA, Michalis Dimitrakopoulos theksoi se nuk është optimist për fundin e kësaj çështje, teksa shton se prokurorët belg kërkojnë që ajo të futet në burg.

Ai tha se ka kërkuar nga Prokuroria që Eva Kaili të vendoset në arrest shtëpie dhe të pajiset me një telefon që përgjohet nga autoritetet, dhe të vetmin kontakt të ketë me fëmijën e saj.

Por kjo kërkesë ka qenë e papranueshme për prokurorët belg, të cilët thanë se rrezikon që Eva Kaili të arratiset jashtë vendit. Madje, sipas avokatit, një prej prokurorëve tha se shërbimet sekrete të Katarit mund të rrëmbejnë ish-eurodeputeten.

Gjithsesi, vendimi zyrtar për zgjatjen e masës së paraburgimit të Eva Kailit apo lirimin me kusht pritet të merret në vijim.

Read Previous

Mitsotakis: Jemi pranë zgjidhjes së çështjes së Detit, sipas ligjit ndërkombëtar

Read Next

Kush ishte shkrimtari i parë në botë?